INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ftua për herë të parë nga Shqipëria, futbollisti 22-vjeçar: Është e pabesueshme, qava për 20 minuta

U ftua për herë të parë nga Shqipëria, futbollisti 22-vjeçar: Është e pabesueshme, qava për 20 minuta

Publikuar më: 18:51 06-11-2017

Kamer Qaka është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares Shqiptare. 22 vjeç, i lindur në Kosovë nga ku emigroi me familjen drejt Norvegjisë kur ishte ende në moshë të mitur.
Mesfushori aktualisht luan në Ligën 1 rumune, elita e futbollit në shtetin ballkanas me Politehnica Iași, ku është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, me 15 ndeshje të luajtura deri në këtë pjesë të sezonit, ku në 14 raste ka qenë titullar.
Kamer Qaka u grumbullua në Përfaqësuesen Kuqezi nga trajneri Panucci, për të zëvendësuar Amir Abrashin, i cili ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për miqësoren e 13 nëntorit me Turqinë
Mesfushori i ri i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, ka treguar emocionet e tij të para pas marrjes së ftesës së grumbullimit për median norvegjeze “Nettavisen”.
“Është e pabesueshme, kam qarë për 20 minuta. U shokova. Idhujt e mi të fëmijërisë luajnë për Shqipërinë dhe nuk di çfarë të them. Ende nuk më besohet. Kam qenë në formë të mirë këtë vit dhe gjërat duken mjaft pozitive.
Dëgjova 3-4 javë më parë nga njerëz të rëndësishëm në Shqipëri se unë duhet të grumbullohesha në kombëtare dhe se isha mjaftueshëm i mirë për të merituar diçka të tillë. Më pas papritur mora një mesazh nga klubi ku më thanë se FSHF-ja i kishte kontaktuar për të më grumbulluar. Më telefonuan nga Shqipëria për të më pyetur nëse isha i gatshëm të bashkohesha me kombëtaren”, tha fillimisht Qaka.
“Nuk kam folur direkt me Panuçin, por kam folur me disa njerëz të tjerë. Më pyetën: ‘A do të vish në kombëtare?’ Dhe unë u përgjigja: ‘Nuk është nevoja të më pyesni.’ Isha shumë i lumtur”, shtoi 22-vjeçari.
Mesfushori foli edhe për zgjedhjen e tij përfundimtare sa i përket ekipit kombëtar, duke qenë se më parë ka luajtur për moshat e Norvegjisë. “Unë dua të luaj për Shqipërinë, kjo është ëndrra ime. Stafi i Shqipërisë më ka parë të luaj, por unë dua të aktivizohem edhe për kombëtaren që të më shohin më shumë”, përfundoi Qaka.

Article Logic
Execution time: 0.0037968158721924