INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U gjet televizioni për programin e humorit? Bes Kallaku ndan detajet e reja [VIDEO]

U gjet televizioni për programin e humorit? Bes Kallaku ndan detajet e reja [VIDEO]

Publikuar më: 20:25 28-04-2018

Lëvizjet e personazheve të ekranit, nga një media tek tjetra, ndezin gjithmonë kureshtjen e publikut. I ftuar në programin “Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, aktori Bes Kallaku foli për programin e tij të humorit së bashku me Erion Isai. Javet e fundit u fol se është mbyllur një kontratë për realizimin e programit por mesa duket asgjë nuk është e vërtetë.

“Ne kemi folur me shumë drejtues televizionesh. Besojmë se do arrijmë në një marrëveshje, por zyrtarisht nuk kemi vendosur asgjë. Nuk e bëj dot shqiptarëshë, po vlla jemi aty. Jemi në bisedime.”

LAJMI_4_BRENDA.jpg

Ermali e pyet se çfarë e ka mbajtur pezull vendimin teksa Besi tregon se formati që duan, synojnë të jetë shumë i mirë pa shmangur edhe pagesen, për të cilën sipas tij duhet negociuar mirë. Duke vijuar bisedën për spektaklet e humorit dhe debatet që lindën në mediat online, Besi thekson se keqkuptimet janë mësë normale, pavarësisht se nuk i pëlqen debatet. Si janë raportet e tij sot me drejtuesit e Portokallisë apo TCH? U tensionuan ato pas largimit të tij? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 10-të të intervistës ‘Një kat më lart’ në videon e mëposhtme.

Article Logic
Execution time: 0.0042309761047363