INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U gjobit me 5 milionë lekë, 42-vjeçari kërcënon se do të hidhet nga shtylla

U gjobit me 5 milionë lekë, 42-vjeçari kërcënon se do të hidhet nga shtylla

Publikuar më: 10:57 25-09-2018

Një 42-vjeçar nga Kuçova është ngjitur në shtyllë nga ku kërcënon se do të hidhet. Shkak për aktin ekstrem të Anton Ziut është bërë një gjobë në shumën e 5 milionë lekëve që bashkia i ka vendosur për një ndërtim pa leje. Burri ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë rreth orës 10:30, dhe nuk pranon të zbresë. Ngjarja është shënuar në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës. Ziu pretendon se është gjobitur padrejtësisht, dhe kërkon që të rishikohet masa ndaj tij, ose përndryshe kërcënon se do të hidhet nga shtylla.

Article Logic
Execution time: 0.0028688907623291