Aktorja e njohur turke Merve Bolugur është gjobitur nga policia turke pasi nuk i ka zbatuar masat anti-covid.
Jo vetëm një herë, por dy herë, policia e ka kapur Merven pa maskë.
Shpeshherë aktorja është vënë në qendër të diskutimeve në rrjete sociale pasi është parë disa herë pa maskë në rrurgë.
Sipas mediave turke, aktorja është gjobitur me nga 900 lira turke dy herë.
Kur u pyet gjatë një intervistë pse nuk e vendos maskën, Merve u shpreh:
“Jam një person që mbaj distancë. Nuk e vendos maskën sepse kam lindur për të mbajtur distancën sociale”.
Merve Bolugur është e njohur në Shqipëri nga roli i “Zejnepit” në serialin “Kuzey Guney”.
Ajo ka luajtur gjithashtu edhe rolin e “Sulltaneshës Nurbanu” në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.