Bujë të madhe në këtë javë të Serie A, bëri zënka dhe më pas një veprim i ulët i Douglas Costa mbi lojtarin e Sassulo-s, Federico di Francesco.
Pasi pështyu këtë të fundit dhe doli nga loja me kartonin e kuq, Costa u kërkoi falje tifozëve, por la të kuptohet se ishte lojtari kundërshtar që e kishte provokuar.
Mediat italiane shkuan më tej, duke pretenduar se Di Francesco kishte përdorur ofendime raciste ndaj brazilianit.
Menjëherë pas këtyre lajmeve, ka reaguar vetë lojtari, i cili i mohoi këto akuza.
Sulmuesi italian tha:
Jam i pakënaqur me akuzat dhe lajmet e publikuara së fundmi në media. Është ofenduese ndaj meje. Më janë atribuar akuza për fjalë raciste që nuk i takojnë vlerave të mia etike dhe janë fryt i imagjinatës së tjerëve. Kërkoj respekt.”