Zëri i saj në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam janë tashmë himni i Botërorit Rusi 2018 ndërsa të gjithë mund të jeni habitur nga mungesa e Era Istrefit ditën e djeshme në performancën hapëse.
Së fundmi me postimet e saj në Instastory, këngëtarja shqiptare ka lajmëruar se ndodhet në Xhamajka për realizimin e klipit të ri dhe gjithashtu na ka treguar me disa video se tashmë ka filluar të jetë e familjarizuar me lojën e futbollit.
Gjithsesi mos u mërzisni për mungesën! Era do të jetë në finalen e Botërorit dhe me siguri do të na bëjë të gjithëve krenarë.../intv.al/