INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''U hodh nga makina për të shpëtuar'', shqiptari merr peng dhe përdhunon ish-partneren për 3 ditë

''U hodh nga makina për të shpëtuar'', shqiptari merr peng dhe përdhunon ish-partneren për 3 ditë

Publikuar më: 16:25 05-08-2019

Një grua italiane është detyruar me forcë nga ish i dashuri i saj shqiptar që të vinte me të në makinë nga Siena deri në Foligno të Italisë.

28-veçarja, nënë e dy fëmijëve është mbyllur në një apartament në Foligno dhe është abuzuar seksualisht nga shqiptari për tre ditë me radhë.

30-vjeçari shqiptar ishte pa dokumente në territorin italian. Ditën e katërt, shqiptari e kishte nxjerrë ish-të dashurën e tij italiane në një qendër tregtare në Castel Romano.

Ky ka qenë edhe momenti ku gruaja italiane ishte hedhur nga makina edhe pse ishte në lëvizje. Duke qenë se ngjarjen e panë shumë kalimtarë, gruaja kishte thirrur për ndihmë.

Pavarësisht se kishte patur shumë njerëz, shqiptari kishte ndaluar makinën dhe kishte nisur të dhunonte fizikisht 28-vjeçaren në mënyrë që të futej në makinë.

Mediat italiane shkruajnë se e reja ka shpëtuar falë ndërhyrjes së njerëzve dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Tashmë shqiptari është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat si “Rrëmbim”, “sulm seksual”, “kërcënime” dhe “plagosje”.

28-vjeçarja italiane kishte treguar në polici se i riu shqiptar kishte një vit që e ngacmonte por dhe që e dhunonte fizikisht e psikologjikisht duke e kërcënuar se nëse nuk i bindej do i lëndonte fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277