INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E humbi fare në performancën live, Fifi tregon çfarë ndodhi në gjysmëfinalen e Këngës Magjike [FOTO]

E humbi fare në performancën live, Fifi tregon çfarë ndodhi në gjysmëfinalen e Këngës Magjike [FOTO]

Publikuar më: 18:59 04-01-2018

Edhe pse nuk e fitoi “Kënga Magjike”, Fifi u rendit e treta nga votimi i këngëtarëve, si dhe kënga e saj “Zhurmë” u vlerësua me çmimin “Kënga Hit” e edicionit dhe jo pa të drejtë.
Por për fat të keq, Fifi nuk arriti të jepte më të mirën e saj në skenë e për këtë ka folur te Rudina.
Këngëtarja e talentuar zbuloi befasinë që përjetoi pasi hapi sytë, teksa po këndonte live.

“Unë para se të dilja në skenë isha e pasigurt, por kur u futa në skenë nisa të këndoj me sy mbyllur. Kur unë hapa sytë pashë gjithë sallën e Pallatit të Kongreseve me drita. Për këtë detaj mua smë ka treguar askush, në atë moment unë humba fare. Aty më iku gjithçka, s’mundesha me kontrollu as fjalët. Kur kam dalë nga skena s’isha as e sigurt nëse i kisha kënduar fjalët në rregull”, tha ajo.

E gjithë salla kishte ndezur dritat e i lëvizte sipas ritmit të këngës, ndërsa Fifi kendonte vargjet emocionuese të këngës së shkruar prej vetë saj. Performanca e “Zhurmë” pati impakt të madh tek publiku, që pavarësisht problemeve që thotë Fifi, e mbështeti deri në momentin e fundit.

humbi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543