INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ka dalë nami apo është e vërtetë, astrologët zbulojnë 3 arsyet pse nuk duhet të lidheni me një vajzë LUAN

U ka dalë nami apo është e vërtetë, astrologët zbulojnë 3 arsyet pse nuk duhet të lidheni me një vajzë LUAN

Publikuar më: 14:00 12-08-2019

E keni pyetur ndonjëherë veten përse disa çifte janë të lumtur, kurse të tjerë përfundojnë si mos më keq? Doni apo s’doni ta besoni, edhe yjet kanë ‘’pjesën” e tyre të fajit, pasi disa shenja janë të lindura për të qenë të këqijtë e historisë. Dhe për fat të keq Luani është një prej tyre. Living ju njeh më poshtë me 3 arsyet pse nuk duhet të lidheni kurrë me një vajzë Luan.

Është E PAPARASHIKUESHME: Në qoftë se mendoni se të lindurit në shenjën e Binjakëve janë të vetmit që ndryshojnë mendje si Haxhi Pishmani, me siguri nuk keni njohur një vajzë ose grua Luan, më saktë nuk keni qenë kurrë të lidhur me të. Luaneshat, le të bëjmë një kompromis për t’i quajtur kështu, janë si një minë me sahat që mund të shpërthejë nga çasti në çasti. Një herë duan diçka, pastaj një gjë tjetër, pasi e arrijnë lodhen dhe duan një argëtim të ri, e kjo gjë zgjat në pafundësi. Bëjnë gjithmonë me kokën e tyre dhe në fund u lënë fajin të tjerëve kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes: Sapo jeni transferuar në shtëpinë e re, jeni marrë të dy me dekorimin, por në fund komplimentet i merr ajo? Nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe, në botën e një Luaneshë ekzistojnë ‘’unë, unë dhe..harrova të shkruaj unë?”. Për të është shumë e rëndësishme që të tjerët ta dinë se është truri që fshihet pas gjithçkaje, ajo i di të gjitha e si rrjedhojë vendimet i takojnë asaj. Dëshiron të marrë e para fjalën, të dala e parë në fotografia, t’i thonë se është e para në gjithçka, e kjo gjë nuk e pengon as të injorojë dhe shpesh ‘’eliminojë’’ nga sytë partnerin, kur është momenti i saj i artë. E doni vërtetë një grua të tillë në jetën tuaj?

Është mbretëresha e dramave: Për Luaneshat jeta në çift i ngjan një teatri. Sot janë romantike, të nesërmen humbasin toruan pasi panë një mushkonjë, më pas janë të ëmbla e të qeta, dramatike në kulm dhe viktimizohen pa iu dridhur qerpiku. Me pak fjalë, janë aktore të lindura që i ka zili një horoskop i tërë. Ia vlen vërtetë lidhja me një njeri të tillë?

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275