INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kallëzua në Prokurori nga 7 drejtorë, reagon ministrja Karabina: Absurde!

U kallëzua në Prokurori nga 7 drejtorë, reagon ministrja Karabina: Absurde!

Publikuar më: 17:37 14-08-2017

Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka reaguar pas kallëzimit penal që iu bë në Prokurori ditën e sotme nga 7 drejtorë të MAS, të cilët e akuzuan se ka ushtruar dhunë ndaj stafit.
Ajo është shprehur se ky rast tregon se administrata publike ka nevojë për një reformim rrënjësor pasi po krijohen shumë situata absurde.

REAGIMI i MAS:
Nisur nga prononcimi publik i ditës së sotme i disa punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), sqarojmë se: Parregullsitë dhe situata antiligjore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të deklaruara nga Ministrja Mirela Karabina, që në javën e dytë në drejtim të këtij institucioni, po vërtetohen nga akti i prononcimit publik, këtë herë edhe nga disa punonjës së institucionit të MAS.
Veprime të tilla dëshmojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.
Ftojmë institucionin e Prokurorisë të hetojë me seriozitetin më të madh këtë situatë absurde të krijuar në MAS.

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484