E lidhur me Chris Brown apo thjeshtë “shokë”?
Pas bashkëpunimit të suksesshëm në këngën “Body On Me”, duket se Rita Ora dhe Chris Brown i kanë ruajtuar ende marrëdhëniet e mira. Prej disa javësh dyshja e famshme po përflitet se është në një lidhje intime, pasi janë vënë re momente flirtuese mes tyre.
Pasi kishin ndjekur sfilatat nga Java e Modës në Milano, Rita dhe Chris u larguan në klubin e natës, ku kërcyen e pinë së bashku e më pas dolën nga i njëjti hotel. Kaq mjaftoi dhe në mediat botërore, u shpërnda me shpejtësi lajmi se Rita dhe Chris janë më shumë sesa vetëm miq të mirë dhe bashkëpunëtorë.
Ditën e sotme, ka reaguar vetë këngëtarja Rita Ora dhe ka hedhur poshtë të gjitha lajmet. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në profilin e saj në “Insta Story” një video ku etiketon të dashurin e saj Andrew Watt.