Për’puthen, rubrika e së Djellës është kthyer në një prej rubrikave më të ndjekura dhe të komentuara në rrjet dhe një kohë fare të shkurtër personazhet e programit janë kthyer në personazhe mjaft të njohur e të dashur për publikun. Ata nuk mund t’u shpëtojnë lehtë shkrepjes së fotove apo videove kur ndodhen në shoqërinë e njerëzve të tjerë jashtë emisionit.
Eno, njëri prej djemve më të komentuar në Për’puthen, është kapur mat me një tjetër vajzë, në një prej club-eve të Tiranës ku duket qartë se ka diçka më tepër se shoqëri. Me përqafime dhe puthje të nxehta në mes të club-it, Eno duket se ka krjuar një raport gjatë kohës së pjesëmarrjes së tij në Për’puthen, çka bie ndesh me të gjithë rregulloren e këtij programi.
Për këtë arsye, video-ja dhe fotot e Enos në shoqërinë e një tjetër vajze u kthyen në qendër të diskutimeve gjatë emisionit. Vetë Eno e pranoi raportin, çka solli dhe përjashtimin e tij të menjëhershëm nga ky program.
E ndiqni në videon më poshtë!