Aktorja shqiptare Adriana Matoshi, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi ku shihet mjaft tërheqëse. Padyshim që ajo mori vëmendje të madhe, pasi edhe në komente pati shumë prej tyre që përshkruanin sa e mrekullueshme dukej. Por, ajo çka u vu re ishte komenti i këngëtarit Robert Berishës, i cili i kërkoi asaj që të fejohet me të.
“Më fal, a po fejohemi”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë se dyshja janë miq shumë të afërt, ndërsa nga ana e Robertit kjo ishte vetëm si shaka, pasi Adriana është në një lidhje dhe Roberti së fundmi është fotografuar me një modele italiane duke u puthur.