Prej disa ditësh, Baby G dhe i dashuri i saj Lim Hoti kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak të disa lajmeve të cilat thonin se ata janë ndarë. E si të mos mjaftonin këto thashetheme, qarkulloi një video në të cilën Limi shfaqej duke puthur në qafë një vajzë teksa ndodheshin në club.
Pas kësasj videoje, Limi ka reaguar me një postim në Instastory ku shfaqet me të vëllain dhe me humor shkruan se ngjajnë aq shumë sa portalet i ngatërrojnë.
"Me vëllain tim. Ngjasojmë aq shumë sa dhe portalet na ngatërrojnë", ka shkruar Limi.
Pra, djali në foto s’paska qenë i dashuri i Baby G, por i vëllai.