INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap ‘’mat’’ teksa FLINTE në Kuvend, reagon e revoltuar Adriana Matoshi për FOTON  e famshme!

U kap ‘’mat’’ teksa FLINTE në Kuvend, reagon e revoltuar Adriana Matoshi për FOTON e famshme!

Publikuar më: 17:31 08-07-2021

Adriana Matoshi është pjesë e Kuvendit të Kosovës që nga 14 shkurti i këtij viti, si deputete e Vetëvendosjes.

Aktorja e njohur ditën e sotme u bë lajm, pasi një fotografi e saj gjersa flinte në seancë të Kuvendit u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale.

 

Duke e marrë afër zemrës një moment çlodhjeje që rastësisht përfundoi në një fotografi të shkrepur nga dikush, Matoshi ka bërë një reagim publik, duke hedhur dyshime mbi burimin dhe publikimin e këtij imazhi.

Aktorja e projekteve të suksesshme kinematografike vendore, ka publikuar në InstaStory një shkrim, përmes së cilës i ka fajësuar kolegët e opozitës që ia bënë fotografitë, e cila më pas përfundoi në duart e portaleve.

 

“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet”, ka shkruar Adriana Matoshi në InsatStory.

Article Logic
Execution time: 0.0042879581451416