INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap me 19 pistoleta në çantë, rrëfehet suedezi: Më duheshin lekët

U kap me 19 pistoleta në çantë, rrëfehet suedezi: Më duheshin lekët

Publikuar më: 14:49 16-08-2018

Suedezi, Sebastian Vall i cili u kap me 19 pistoleta me kalibër 7.65 në doganën e Murriqanit, ka deklaruar në sallën e gjyqit se ai do të kryente vetëm transportin e tyre nga Shqipëria për në Suedi. 21-vjeçari i arrestuar më 13 gusht tha se ishte paguar për të kryer transportin e tyre.
“Kam qëndruar katër ditë në Prishtinë dhe kam marrë armët nga një person që nuk ia dija emrin dhe do t’i çoja në Suedi. Të gjitha këto i bëra për para sepse isha i papunë. Doja të studioja por s’kisha lekë dhe kreva këtë akt”, tha më tej ai, duke shtuar se kishte udhëtuar tranzit Suedi-Turqi-Prishtinë. Prokuroria kërkoi ‘arrest në burg’ për suedezin, ndërkohë që, pritet vendimi i gjykatës. 21-vjeçari akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit.

Article Logic
Execution time: 0.003065824508667