INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap me armë në doganë, Fjolla Morina flet nga arratia: E mbaja se…

U kap me armë në doganë, Fjolla Morina flet nga arratia: E mbaja se…

Publikuar më: 17:32 23-03-2021

Fjolla Morina dhe biznesmeni, Fisnik Syla, janë një ndër çiftet më të përfolur në showbizin shqiptar. Çdo ditë në media del një detaj i ri për jetën e Fjollës. Gjatë kësaj kohe ajo u përfol për një shtatzëni të mundshme gjë e cila u hodh poshtë nga këngëtarja.

Së fundmi Fjolla dhe Fisniku kanë qenë të ftuar në emisionin kosovar “Kosovë Show” ku kanë zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Çifti është pyetur se, ku dhe si është njohur për herë të parë dhe Fjolla ka rrëfyer se ata janë njohur përmes një kushëriri të këngëtares. Si fillim ata ishin miq të mirë dhe më pas me kalimin e kohës kjo miqësi u kthye në dashuri.

Gjithashtu gjatë intervistës këngëtarja u pyet dhe për armën që u gjet në çantën e saj për të cilën Fjolla tha se arma ka qenë kujtim nga një miku i saj i cili nuk jeton më dhe se nuk ishte në dijeni që ndodhej në çantën e saj.

Ajo ka thënë gjithashtu se armën e mbante në shtëpi, pasi është nënë e vetme e 2 vajzave. Gjatë një vizite të nënës së saj në apartament, Fjolla ka thënë se e kishte futur në një çantë dhe nuk e dinte se kishte marrë me vete pikërisht çantën ku ishte edhe arma.

“Arma ka qenë e një mikut tim që nuk jeton më, dhe mora 4 çanta me vete. E kam patur në shtëpi prej 2 vitesh. Kam qenë nënë e vetme, dhe e kam mbajtur në shtëpi. Një ditë kur ka qenë mami, e kam shti në çantë dhe e kam harruar. E pranova fajësinë, thashë është e imja. I mora 4 çanta me tesha se kishim me shkuar në Mal të Zi me xhiruar.

Unë kam pranuar të gjitha akuzat ndaj meje, pranova fajin, isha në arrest shtëpie, u mbyll me kaq. Mediat e tepruan shumë dhe më kanë bërë shumë dëm”,- thotë Fjolla.

Article Logic
Execution time: 0.0025670528411865