Djali i ish-kryeminstrit Mehmet Shehu është arrestuar në Suedi, nga autoritetet vendase. Skënder Shehu është arrestuar një muaj më parë, pasi u kap në banesën e tij të cilën e ndante me një shtetas të huaj, më një sasi të konsiderueshme marijuane. Sipas Ora News, autoritetet suedeze vijojnë hetimet për Shehun dhe shtetasin tjetër, në lidhje me sasinë e marijuanës së gjetur. Ndërsa nga policia shqiptare nuk kemi një informacion në lidhje me këtë arrestim.