Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas ndarjes një vit më parë. Ish-çifti që janë dhe prindër të një vajze është përfolur shumë mbi arsyet që çuan në ndarje, por ata janë treguar shumë të rezervuar duke mos folur kurrë publikisht rreth kësaj.
Mirëpo, pas ndarjes së bujshme dhe pas “paqes” që Loredana bëri me çiftin zvicerian që e akuzuan për mashtrim pak kohë më parë, duket se gjërat mes tyre po rregullohen. Të paktën këtë kanë lënë të kuptohet nga një videoje që ka qarkulluar në rrjete sociale, pasi dyshja janë parë bashkë në Gjermani.
Dy artistët janë parë në një qendër tregtare në në Stuttgart shumë pranë njëri-tjetrit. Ky mund të jetë një fillim i ri për dyshen, pasi Loredana zgjidhi problemet me çiftin zvicerian. Videoja ka çmenduar fansat e dyshes, të cilët besojnë se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.
E si të mos mjaftonte kjo video, teksa ishte i ftuar në emisionin e Luanës, Mozzik refuzoi të përgjigjet nëse ka shanse për t’u rikthyer sërish me Loredanën.
Mirëpo siç duket reperi i njohur dhe Loredana e kanë kaluar mbrëmjen e kaluar bashkë dhe me vajzën e tyre Hanën.
Kjo mund të dallohet në videon e fundit të Mozzik, i cili shfaqet me vogëlushen e tij, por siç mund ta shihni në fund fare duket hija e një tjetër personi që me siguri është Loredana.
E themi këtë pasi ata u kapën mat duke bërë shopping në Gjermani.
Madje Mozzik ka publikuar disa foto ku shfaqet duke konsumuar një gotë verë, por pa treguar se kush e shoqëron.