Capital T është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar, si nga mediat ashtu dhe nga publiku. Ai është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private dhe fansat janë shumë kuriozë të dinë ç’bëhet me të.Kohët e fundit u përfol se reperi është në një lidhje me Adrola Dushin, por dyshja e mohon edhe pse disa prova nuk fshihen
Së fundmi i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”, Trim Ademi, Capital T u pyet dhe rreth jetës private. Ai tha se është i dashuruar, mirëpo edhe pse akoma nuk ka diçka konkrete.
“Ma kanë marrë zemrën. Jemi rrugës por s’kemi akoma diçka konkrete”, tha ai, mirëpo preferoi të mos e zbulonte emrin e partneres dhe pse të gjithë po mendojnë vetëm një emër: Adrola Dushi! Presim të reja tani!