Prej kohësh flitet se koreografi i TV Klan, Albi Nako dhe prima balerina Alba Hoxha, janë në një lidhje mes tyre, por deri tani ata e kanë mohuar një gjë të tillë. Dyshimet nisën nga fakti që dyshja u pa në disa vende bashkë, një herë në Paris e një herë në Bruksel e më pas në Zvicër.
Por të dy u justifikuan se ishin për qëllime pune dhe asgjë më shumë. Mirëpo siç duket ata kanë udhëtuar sërish bashkë ditën e djeshme. Albi Nako dhe Alba Hoxha ishin që të dy në Ulqin në Mal të Zi nga ku kanë publikuar video në instastory në të cilat kanë treguar vendndodhjen.
Mirëpo ky udhëtim paska qenë me të vërtetë për hir të punës. Trupa e baletit të Albi Nakos janë nisur drejt Ulqinit për disa numra baleti solo të balerinëve të njohur.