Që pas bashkëjetesës 5 vjeçare me ish-partneren e tij, Sisi, Pirro Çako i është larguar disi vëmendjes së mediave dhe jeta e tij private nuk është përfolur shumë kohët e fundit, të paktën deri tani.
Mesa duket kantautori është në një lidhje të re dhe së fundmi është shfaqur në publik me bjonden simpatike, e cila sipas 'Panorama Plus' është punonjëse në gjykatën e Tiranës dhe duket të jetë rreth 20 vite më e re.
Pirro dhe biondja simpatike duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe ne mezi po presim që të shohim momentet e tyre në televizion.