Pas publikimit të këngës “Yalla Habibi” me këngëtarin e famshëm Faydee, Luana vendosi të kalonte disa ditë pushime dhe u largua nga Shqipëria, por sigurisht që jo vetëm. Ajo u fotografua në aeroportin e Malpensas në Itali në shoqërinë e partnerit të saj të përfolur, menaxherit të njohur Krenar Çoçaj.
Prej disa kohësh flitet që ata janë në një lidhje, por nuk e kanë pranuar publikisht edhe pse janë fotografuar disa herë bashkë.
Mirëpo siç duket Luana dhe Krenari nuk janë vetëm në pushime dhe këtë na e tregoi këngëtarja shqiptare.
Luana publikoi një video në instastory ku shfaqej me motrën e saj Marinën dhe lokacioni është Milano.
Po Getoari të jetë vallë? Deri tani reperi dhe partnerja e tij s’kanë postuar asnjë foto, mirëpo se paskemi vënë re që kanë qenë në foton e mësipërme ku Luana dhe Krenari u kapën mat.