INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën me 6.4 milion £ drogë, 42 vite burg për 3 shqiptarët në Angli

U kapën me 6.4 milion £ drogë, 42 vite burg për 3 shqiptarët në Angli

Publikuar më: 18:03 05-08-2016

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar në Angli, për drogë dhe vepra të armëve të zjarrit. Të akuzuarit, Arbër Beqaj, 24 vjeç, Ndriçim Musaj, 24 vjeç dhe Tristen Asllani, 29 vjeç, u deklaruan fajtorë nga Gjykata Kingston Crown për “tregtim të lëndëve narkotike”. Njëri prej tyre, Asllani deklarohet fajtor edhe për “armëmbajtje pa leje”.

Beqaj dënohet me 8 vite burg, Musaj me 9 vite burg ndërsa Asllani me 24 vite burg.

Gjatë operacionit, të hënën, më 25 janar, dedektivët panë Asllanin duke i dorëzuar një valixhe Beqaj-t në të cilën u gjetën më vonë rreth 12kg kokainë në  Avenue Road në Crouch End.

Por Beqaj u largua në një taksi me Musajn. Zyrtarët e ndaluan taksinë dhe gjetën kështu drogën. Beqaj dhe Musaj u arrestuan si të dyshuar për veprat penale të drogës. Ndërkohë, Asllani kishte marrë një valixhe dhe një çantë shpine nga një adresë në Avenue Road dhe adresën e ka lënë në një automjet.

Kur oficerët i bënë shenjë Asllanit, për të ndaluar automjetin që ai u kthye me shpejtësi, duke u përplasur në fund në një ndërtesë në Park Road, N8. Qentë e policisë e gjetën Asllanin të fshehur në afërsi të skenës së aksidentit. Ai u arrestua dhe 21kg të tjera kokaine u gjetën.

Por në adresën e gjetur në automjetin e Asllanit,  policia gjeti edhe 16.5 kg kanabis si edhe një mitraloz Skorpion të pajisur me silenciator. Detektivi Constable Raines, nga Specialistët e Krimit të Met dhe nga Komanda e Operacioneve, tha: "Ky rrjet po tregtonte sasi të droge në Britani".

Droga e kapur në këtë rast kishte një vlerë të parashikuar deri në 6.4million paund.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389