4 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës pasi në mjetin me të cilin ata udhëtonin janë sekuestruar 2 kg drogë.
Mësohet se makina tip “Mercedes Benz” ngjyrë e bardhë ishte vënë në ndjekje nga policia pasi ishte nisur nga Fushë Kruja në drejtim të Tiranës, ndërsa brenda saj u gjetën 2 kilogramë Kanabis, e përpunuar dhe gati për shitje.
Sakaq, menjëherë të katërt personat që ndodheshin në mjet janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për veprime të tjera hetimore.