INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'U katandis kokoshi në një thelë', Saimir Tahiri pa fjalë nga vendimi i gjykatës

'U katandis kokoshi në një thelë', Saimir Tahiri pa fjalë nga vendimi i gjykatës

Publikuar më: 21:35 19-09-2019

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas vendimit në një komunikimin me gazetarët tha se vendimi e la pa fjalë. Ai e konsideroi absurd dhe për të kërkoi kohë të merrte veten.

“Më mirë ta bënin si burrat, të më dënonim për trafik droge dhe të mbyllej”, tha ai. Kujtojmë që Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi Tahirin për “Shpërdorim detyre”.

“Për të gjithë kushërinjtë idiot që kemi në fis duhet të mbajmë përgjegjësi? Nuk e kuptoj. Me vjen keq për juve. Më vjen keq se për dy vjet keni ndjekur procesin e shekullit. U katandis kokoshi në një thelë”, tha Tahiri.

Ndërsa i pyetur nga një prej gazetareve nëse po i lutej Zotit në seacë sepse po mbante duart të kryqëzuara, ai tha: “Unë zotit i lutem për familjen dhe shëndetin tim, jo për gjëra që i kam në dorën time.”

Sakaq, ish-ministri ftoj gazetarët nesër në një komunikim të hapur për vendimin e dhënë sot nga Gjykata.

“Nesër është një ditë tjetër për të komunikuar bashkë. Unë do të kem terezinë për tju folur juve dhe përmes juve qytetarëve. Ç'mund tju them, ruani vetën nga kushërinjtë.”, përfundoi Tahiri duke ironizuar vendimin e gjykatës.

Article Logic
Execution time: 0.0030128955841064