Padyshim është një ndër ish-velinat më të pëlqyera e cila u bë e njohur në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Padyshim pamja e saj e jashtme ra në sy nga publiku dhe komentet ishin shumë pozitive, sidomos për pamjen e saj.
Bëhet fjalë për modelen Anisa Mukaj e cila është larguar nga Shqipëria dhe përpara disa kohësh ajo ka qenë në Milano ku dhe kishte nënshkruar një kontratë me një nga agjensit më të njohura të modës atje.
Mirëpo së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka zbuluar se është zhvendosur në Stamboll ku dhe vijon karrierën e saj si modele dhe jo vetëm.
“Për momentin, jam në Stamboll, pasi më ka marrë përsipër një agjenci shumë e mirë këtu, kështu po eci shumë mirë, pasi pozoj për firma turke, katalogë, sfilata dhe ëebsite”, tregoi Anisa.
Ndër të tjera ajo është pyetur dhe se nëse ka në plan të bëhet pjesë e ndonjë seriali turk dhe bukuroshja brune nuk e mohoi dhe tha se në të ardhmen ajo do të marr pjesë në ndonjë të tillë, por tani për tani është shumë herët pasi ajo ka vetëm 1 muaj në Turqi.