Ditën e kaluar Kim Kardashian bëri një postim në rrjetin social Twitter ku i zbuloi fansave se së shpejti do të nxjerrë në treg një produkt të ri kozmetike. 38-vjeçarja postoi një foto të sajën teksa qëndronte e shtrirë në një vaskë dhe u bëri ndjekësve pyetjen 1 milion dollarëshe. “Cili është sekreti i bukurisë time?” -shkroi ajo.
Një pjesë e mirë e ndjekësve të saj nuk e kursyen ironinë duke shkruar se sekreti i saj është vetëm kirurgjia plastike, photoshop-i dhe solari. “Operacionet plastike nuk janë një sekret” ,-shkroi një përdorues i Twitter. “Mos ndoshta është Dr.90210”? -tha një tjetër.