Kreshnik Husaj i njohur nga të gjithë si Kika u arrestua disa ditë më parë, pasi akuzohej se kishte mashtruar disa persona dhe se u kishte kërkuar favore seksuale.
Kika, kishte nisur emisionin “The one show nga Kika”, por personat që punonin bashkë me të u larguan nga emisioni dhe e paditën atë në polici.
Ka qenë vetë Kika ai që ka treguar se është liruar. Kurse në lidhje për akuzat që rëndojnë mbi të, ai ka thënë se është në procedurë gjyqësore për veprën penale "Evazion fiskal".
Më tej ai ka thënë:
Të gjitha janë shpifje dhe spekulime nga kushdo që i ka bërë ato, le të mbetën nën përgjegjësin e tyre. Unë jam me ndërgjegje të pastër e në qoftë se ka njëri që unë e kam ngacmuar e ftoj publikisht ta thotë atë. Normal që të flasin me fakte për këtë çështje. Unë jam prind dhe zoti më ka bekuar me një vajzë. Deklarata të tilla për favore seksuale, janë të montuara dhe mirë orkestruara për ta dëmtuar imazhin dhe suksesin tim.”
Kujtojmë këtu se përveç denoncimeve tjera për mashtrime, Kika kishte marrë denoncim edhe nga një grup djemsh të cilët patën deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika, por ky i fundit i kishte kërkuar të bënin seks në këmbim të çmimit të parë.
burimi: joq.al