Moderatorja Kiara Tito ka zbuluar se është e gatshme për të hyrë në “Big Brother Vip”. Në një intervistë që dha për “T7”, Kiara iu përgjigj dhe pyetjes nëse ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e reality shoë-t. Kohët e fundit ajo është përfolur se ka marrë një ftesë nga produksioni.
“Për këtë vit? Jo s’është e vërtetë, akoma nuk e kam marrë. Nëse do ta merrja do, ndoshta po. Gjithmonë e gatshme për sfida.”, tha Kiara duke shtuar se nëse do të merrte një ftesë zyrtare do ta shqyrtonte seriozisht. Kujtojmë që Kiara sapo ka mbyllur sezonin e dytë të spektaklit të humorit, Style Star.