INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U komentua shumë në rrjet, Beatrix flet për skenat e xhelozisë ndaj Egzonës: Ka patur një…

U komentua shumë në rrjet, Beatrix flet për skenat e xhelozisë ndaj Egzonës: Ka patur një…

Publikuar më: 22:34 18-01-2022

Një nga situatat më të nxehta këtë javë në "Big Brother VIP" ka qenë misioni i Beatrix. Ajo duhet të hiperbolizonte situata të caktuara në shtëpi dhe zgjodhi të xhelozonte marrëdhënien Egzona-Donald. Sjelljet e saj prekën shumë moderatoren e cila shpërtheu në të qara dhe madje ka marrë edhe ilaçe pas sherrit.

Sot në spektakël u diskutua kjo situatë. Fillimisht, u transmetua një klip mbi marrëdhënien e ndërlikuar të Beatrix dhe Egzonës pas bisedës së kësaj të fundit me Donaldin.

"Kur ka ardhur Egzona kemi patur marrëdhënie të mira dhe më ka pëlqyer. Është vajzë e mirë dhe më pëlqen. Ftohja nuk ka ardhur nga ana ime. Unë nuk e përqafova pas spektaklit të kaluar sepse më tha disa gjëra që nuk duhen në spektakël. Nuk dua që të prish njëri marrëdhëniet me Donaldin prej meje. U habita që Donaldi ka diskutuar me të për problemet tona."-tha Beatrix.

Kurse Egzona u shpreh se ajo thjesht e ka dëgjuar Donaldin dhe nuk e ka këshilluar. Sipas saj biseda me Donaldin ka ndodhur më mënyrë spontane. Lidhur me lojën, Beatrix tha se situata kishte disa nota vërtetësie.

"Ishin diskutime që unë isha mërzitur. Ishin 2 gjëra të pasqaruara dhe ndaj e përjetova pak më shumë. Gjërat që i kam thënë më bënë të ndihem keq. Ka patur një sfond vërtetësie."- tha Beatrix.

Por pse e përjetoi kaq keq Egzona këtë?

"Për mua nuk ishte normale që me një njeri me të cilën pata marrëdhënie të mire, ndryshoi menjëherë. Dhe nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Sidomos te pjesa e oborrit. Mendoja nëse është e mundur kjo. Po ndihesha në faj se të gjithë banorët më lanë vetëm. Po mendoja çfarë mendon familja se akuza vinte drejtpërdrejt nga personi. Jo dyshim nga dikush tjetër. Ajo po akuzonte për diçka që nuk e kisha bërë. Nuk më pëlqeu aspak si situatë. Nuk e kuptova se pse përdori atë pjesë me mua."-tha Egzona.

Article Logic
Execution time: 0.0023050308227539