Butrint Imeri para pak ditësh ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
‘’Kuku’’ mban titullin kënga, e cila erdhi e realizuar edhe me videoklip dhe siç ka konfirmuar edhe vet Butrinti me këtë projekt ka thyer edhe rekordin personal pasi arriti numër të madh klikimesh në vetëm 24 orë dhe u rendit e para në Spotify në shumë vende.
Por diçka tjetër ra në sy të fansave.
Videoklipi pa u larguar nga Youtube u ndryshua dhe sot mund ta shohim pa një skenë, për të cilën u kritikua.
Bëhet fjalë për fillimin e videoklipit, një skenë kur artisti godet modelen, e cila në klip aktron të dashurën e tij.
Kjo gjë nuk u mirëprit nga fansat dhe Butrinti ka reaguar menjëherë duke e larguar atë pjesë.
Sigurisht një detaj sekondësh që mund t’u ketë ikur atij dhe produksionit ka peshë të madhe dhe artisti duke ditur ndikimin që ka tek publiku si një nga artistët më të pëlqyer të momentit reagoi menjëherë.