INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kritikua se bënte propagandë me familjet e varfra, reagon Rama: “Ia njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vendi” [VIDEO]

U kritikua se bënte propagandë me familjet e varfra, reagon Rama: “Ia njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vendi” [VIDEO]

Publikuar më: 17:40 08-09-2018

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sot përgjigje një qytetari i cili e kritikoi se po bën propagandë duke vizituar familjet e varfra. Rama ka postuar një video në facebook ku rendit komentet e qytetarit Blerim Shehu, dhe më pas shfaqet edhe vet me një përgjigje dedikuar kritikave të qytetarit. Bëhet fjalë për disa komente të bëra në faqen e ERTV, pak ditë më parë kryeministri u shfaq në familjen e Hysen Zhupanit në Shijak dhe premtoi që dimri s’do t’i zënë pa shtëpi. Blerimi komenton se kryeministri s’mund të zhdukë të gjthë skamjen e varfërinë duke bërë vizita në shtëpi. Kryeministri thotë se i njeh shumë mirë problemet e shqiptarëve dhe se ka shkelur në çdo cep të këtij vendi, aq sa nuk e kanë bërë të gjithë politikanët e marrë së bashku në afro 30 vjet histori. “Sa e kam shkelur unë kryq e tërthor Shqipërinë nuk e kanë shkelur të gjithë politikanët e marrë bashkë në 30 vite. Ia njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vend dhe jetoj me realitetin e njerëzve të zakonshëm”. Më tej përgjigja e tij i dedikohet Blerimit.
“Dëgjo o Blerim unë nuk kam sesi ta mendoj se do të shuaj skamjen me vizitat në shtëpitë e atyre që jetojnë në kusht skamje, por nuk mendoj që këto vizita janë humbje kohe. Arsyeja që e zgjodha komentin tënd nuk është kjo por pyetja jote, shumë e qartë ku isha këto 5 vjet? Ta them unë miku im. Isha në krye të qeverisë ku….”. Kryeministri rendit punët e bëra nga qeveria gjatë kësaj periudhe ndërsa më pas shton. “Dallimi mes meje e teje nuk është që ti ke zemër e unë kam gur, por është se unë kam detyrën të shoh më larg se ty, përtej të sotmes, të mendoj për të ardhmen dhe për fëmijët e Hysenit”, tha Rama. Më tej kryeministri thotë se vizitat do vazhdojë ti bëj, dhe jo për filma po sepse beson te njerëzillëku i pushtetit. 

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626