Këtë vit, moderatorja e Festivalit të Këngës në RTSH ishte Alketa Vejsiu, e cila mori shumë vëmendje me prezantimin e saj. Një nga detajet për të cilat u kritikua më shumë moderatorja ishte fakti që ndërroi 12 fustane përgjatë gjithë festivalit dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ndjekësit e kritikuan për këtë gjë. Mirëpo, pas kritikave, ka reaguar Alketa. Ajo ka publikuar në Instastory disa foto të prezantueses së “Sanremo”, Michelle Hunziker, e cila ka ndërruar më shumë fustane se Alketa. “Ja kush ma ka kaluar për fustane!”, ka shkruar Alketa përbri këtyre fotove, duke nxjerrë gjithë pamjet e Michelle në një natë.