Batutat e Albano Bogdos në nisjen e emisionit të tij të ri ndaj Alban Ramosajt, që preku në mënyrë drekte dhe indirekte edhe motrën e tij, Beatrixën, ka qenë një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit, teksa ak pasur mjaft reagime kundër komedianit në rrjetet sociale, si nga fansat e humorit të tij, po ashtu edhe nga famijlarë të artistëve dhe nga vetë "të prekurit". Po flasim, edhe për raegim nëpërmjet ligjit.
Ndërkohë, në "mbrojtje" të Albanos ka reaguar më herë vëllai i tij, ndërsa tani edhe vetë ish-aktori i "Klanifornias", i cili në një postim në InstaStory, duke përdorur edhe ironi, shkruan:
"Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb: Lirinë e fjalës, lirinë e mendjes dhe kryqëzimin publik nëse përdor njërën nga dy të parat. Mark Twain".
U "kryqëzua" në rrjet pas batutës për Beatrix
Pra batutën e tij Albano e quan si liri të fjalës dhe priste që të mos keqkuptohej, për shkak të lirisë së mendjes, ndërsa sa i përket kryqëzimit publik, epo njerëzit janë kryqëzuar për shumë më pak se kaq.