INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ''kryqëzua'' për anglishten në intervistë, Anxhela Peristeri përgjigjet njëherë e mirë!

U ''kryqëzua'' për anglishten në intervistë, Anxhela Peristeri përgjigjet njëherë e mirë!

Publikuar më: 10:32 03-05-2021

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovision me këngën që mban titullin “Karma”. Ajo pritet të ngjitet në skenë me datë 20 maj, natën e dytë të spektaklit. Për “E diell”, Anxhela dha detaje për performancën duke u shprehur se është fokusuar shumë tek ky detaj dhe tek veshja që po punohet prej dy muajsh.

 Ndër të tjera, ajo u ndal dhe tek intervista e dhënë pak javë më parë, e cila u komentua gjerë e gjatë në media, kur ajo po fliste në gjuhën angleze. “Nuk po më vinte fjala, megjithatë nuk ishte për t’u bërë aq e madhe sepse nuk e kam parë vetëm tek unë por dhe tek këngëtaret e tjera që kanë shkuar para meje.

Ne nuk shkojmë në Eurovision për të konkurruar për gjuhët e huaja, shkojmë për të kënduar. Mendoj se të gjitha këngëtaret që kanë shkuar kanë kënduar shumë mirë kështu që kjo është ajo që na intereson më shumë.”, tha ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715