INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U “kryqëzua” për fustanin transparent që veshi në Vatikan, Kim K mbyll “gojët e liga” kështu!

U “kryqëzua” për fustanin transparent që veshi në Vatikan, Kim K mbyll “gojët e liga” kështu!

Publikuar më: 21:33 02-07-2021

Kim Kardashian është ‘’kryqëzuar’’ për veshjen me të cilën u shfaq gjatë vizitës në Vatikan.

Me një fustan rrjetë mjaft seksi, i cili nuk i mbulonte shpatullat dhe i zbulonte belin, veshja e saj u konsiderua si mungese respekti ndaj Kishës Katolike.

Përshkak se ekziston një kod i veshjes Kim veshi një xhaketë sipër fustanit në momentin që hyri brenda kishës. Zgjedhja e këtij fustani nga Barragan nuk ishte e rastësishme. Dizajneri e bazoi koleksionin te inkuizicioni meksikan dhe persekutimi i brujas dhe brujos* nga Kisha Katolike.

Përpos kritikave Kim ka reaguar dhe ka dy fjalë për të gjithë me postimin e fundit.

“Ne patëm përvojën më të pabesueshme duke vizituar Qytetin e Vatikanit. Ishte e mahnitshme të ishe në gjendje të shikoje të gjitha artet ikonike, arkitekturën dhe skulpturat antike romake, veçanërisht punimet e Mikelanxhelos. Ne madje patëm një mundësi për të parë arkivin e tyre privat të rrobave të veshura nga çdo papë në histori, që datojnë që nga viti 1500-të. Mos u shqetësoni, unë i përmbahesha kodit të veshjes dhe u mbulova plotësisht ndërsa isha brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kapelës Sistine,“- shkruan Kim.

  

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877