INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U “kryqëzuan” për bullizëm ndaj vogëlushes, reagon juria e “T’ka mami yll”

U “kryqëzuan” për bullizëm ndaj vogëlushes, reagon juria e “T’ka mami yll”

Publikuar më: 10:36 13-10-2021

Këto ditë i gjithë rrjeti ka shpërthyer në komente të ashpra lidhur me jurinë e spektaklit të kërcimit, “T’ka mami yll” e kjo jo pa arsye. Albi Nako, pjesë e jurisë ka bullizuar një nga fëmijët e spektaklit, një konkurrente 8-vjeçare për shkak të peshës.

Populli reagoi menjëherë, por nuk po shihnim një reagim nga vetë protagonistët e së fundmi e kemi! Prezantuesja Ilda Bejleri dhe Erjona Rusi pjesë e jurisë, e cila u gjykua fort se përkrahu opinionin e Albit, kanë reaguar nëpërmjet Instagramit. Rusi reagoi duke kërkuar falje publike, ndërsa Bejleri tregoi se konkurrentja që rrëmbeu zemrat e publikut do të jetë bashkëprezantuese e saj në këtë format.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë.
Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrësesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë. Nëse nuk e keni përjetuar vetë, hapni fjalorin e shiheni mirë përkufizimin e bullizmit.
E dyta nëse do kishit parë gjithë bisedën e zhvilluar me atë fëmijë që kur vjen do kuptonit që ajo fjali vjen pasi folëm për “sufllaqen” që Lijana kërkoi. Dhe unë nuk jam as idiote e as monstër që ti them një fëmije rri pa ngrënë gjithë ditën vetëm që të kërcesh. Por a do hiqte dorë nga sufllaqja, pra ushqimi që ishte përmendur. Por ne kemi xhiruar mbi 5 orë e jo çdo gjë del në transmetim.
Ndaj po, kam gabuar në mënyrën e të shprehurit, por nuk do ti kërkoja askujt falje përveçse Lijanës e prindërve të saj. Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet.
Kështuqë si konkluzion: Duke u bazuar tek një fjali ju mund të bëni një fushatë të tërë denigruese dhe të mallkoni sa të mundeni pa marrë parasysh asgjë tjetër.
Gjithësesi unë sa herë ta shoh “karamelen”, do vazhdoj ta përqafoj e do ti them të heqë dorë nga sufllaqet e picat se i bëjnë dëm.
Për mua Lijana është një fëmijë special dhe e kam dashur që në sekondat e para të atij programi (për kë e ka ndjekur që në fillim) ndërsa ju po e ripostoni atë video duke e viktimizuar pafund Lijanën.
Kush po bën bullizëm në fakt????”,- ka shkruar Erjona.

 8875C75C-199B-47D3-ACFB-51FB1A2483DA.jpeg

 

Ndërsa Ilda ka publikuar në Instastory një video të sajën me 8-vjeçaren, krahas të cilës ka shkruar se “yllin” krah saj, siç e quan ajo, do ta ketë bashkëprezantuese.

“Edhe pse kemi të përbashkët që na pëlqen të hamë gjërat që duam, përsëri ëndrrat tona do i çojmë deri në fund”, shkruan Ilda, duke i bërë ‘tag’ edhe tre anëtarëve të jurisë.

7673DE29-E457-4672-9B2C-623465856BFC.jpeg

Pas komenteve të shumta në rrjet që e "kryqëzuan", edhe Albi ka reaguar duke ripostuar videon e Ilda Bejlerit, e cila shfaqet krah vogëlushes Lijana.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026299953460693