INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kthye nga Siria tre ditë më parë, rrëfehet një nga luftëtarët e ISIS

U kthye nga Siria tre ditë më parë, rrëfehet një nga luftëtarët e ISIS

Publikuar më: 08:44 22-04-2019

110 personave janë kthyer nga Siria në Kosovë, tre ditë më parë mes tyre 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, 9 prej tyre pa prindër. Një nga lufëtarët e ISIT Agon Misini nga Vitia, ka deklaruar se ka qëndruar për dy vite në burg në Siri. Sipas mediave në Prishtinë, Misini kishte qëndruar dy vjet në burgim në Siri, pasi ishte dorëzuar tek autoritet vendase për t’u rikthyer në Kosovë. Në dosjen e Prokurorisë së Shtetit tregohet se 29-vjeçari nga Vitia, ka dy bashkëshorte, 1 fëmijë me gruan e parë, kurse përkujdeset edhe 4 fëmijë e tjerë të cilët i ka gruaja tjetër me një burrë tjetër.

Ndërkaq, 3 të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste, Arijan Kryeziu, Visar Qugovci dhe Agon Misini, janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Gjykata e Prishtinës mori vendim që ndaj tyre të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Të kthyerit nga Siria në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Shteti ka garantuar se atyre do t’u bëhen kontrollet mjekësore si dhe do të punohet që të integrohen në shoqëri.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434