Bujar Muli, një 31 vjeçar shqiptar, me guxim e trimëri, i ndihmuar edhe nga kolegët e tij, gjithashtu shqiptarë, ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish në Avallon të Francës.
Gjithçka ndodhi pas ndërrimit të viteve, në një diskotekë në Avallon të Francës ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të festuar ardhjen e 2019-ës.
Një person i armatosur ka mbërritur pas orës 04:30 në diskotekë, dhe ka tentuar të hyjë me kallash në ambientet e brendshme por, shqiptari 31 vjeçar, nga Vushtrria e Kosovës, ka mundur të reagojë në kohë, duke e qëlluar me grushte dhe duke e rrëzuar përtokë autorin e armatosur. Bujari punon si truprojë në diskotekë dhe falë reagimit të tij e koelgëve u bë i mundur parandalimi i një sulmi që mund të ishte fatal.
Bujari tregon për newsbomb.al se...
Lajmin e plotë e gjeni: http://www.newsbomb.al/eshte-kthyer-ne-hero-flet-shqiptari-qe-parandaloi-sulmin-e-tmerrshem-ne-france-mendova-vetem-per-njerezit-brenda-diskotekes-e-plote-c-ndodhi-naten-e-nderrimit-te-viteve-147368