Eneda Tarifa ka kaluar disa momente të sikletshme, teksa ka qenë e pranishme në jurinë e “The Voice Kids”.
Aksidentalisht këngëtarja e njohur shqiptare është rrëzuar në momentin kur po zbriste shkallët për të përqafuar Denisin, njërin prej konkurentëve më të talentuar të “The Voice Kids”. Gjithçka ka qenë live dhe situata e sikletit që ajo ka kaluar nuk është lënë pa u parë nga Audienca.
Këngëtarja Eneda Tarifa ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ne Tv Klan. Gjatë emisionit ajo u pyet nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi për incidentin që i ndodhi në skenë disa javë më parë.
Tarifa tregoi se situata ishte e vështirë, madje mund të ishte vrarë shumë si pasojë e rrëzimit në skenë.
Mamaqi: Ke patur një shpërthim me mediat kur u rrëzove në tokë në skenë, kur u plase aty…
Tarifa: Unë mund të kisha thyer qafën dhe këto bëjnë budallallëqe që u plas në tokë. Po plaçi në vend. Ajo ishte një pengesë normale dhe unë u çova me shumë finesë dhe e kalova momentin.