Ju kujtohet me siguri pjesëmarrja ikonike e në 2013-ën, e Nora Istrefit në 'Kënga Magjike'.
Përveç perforamancës, ose më shumë se me performancën , Nora bëri bujë duke u veshur me një fustan të bardhë të hapur nga të dyja anët e këmbëve dhe të belit, për të kënduar “I jemi je”.
Nëse kishte apo jo të brendshme, ose siç e sajoi Ermal Mamaqi: “A kishte veshur apo jo çorape Nora Istrefi?” u kthye në një diskutim të vërtetë mediatik.
Ca thonin se kishte, ca thonin jo.
Sidoqoftë, dikush u kujtua ta pyesë vetë këngëtaren tani që kanë kaluar plot 6 vite dhe ajo e tha më në fund.
E ftuar tek Mirage, Nora u përgjigj:
“Po, kam patur.”