INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kthye në trend! Ky është modeli i flokëve që ka ''fiksuar'' vajzat VIP! Do guxonit t’i bënit kështu? [FOTO]

U kthye në trend! Ky është modeli i flokëve që ka ''fiksuar'' vajzat VIP! Do guxonit t’i bënit kështu? [FOTO]

Publikuar më: 16:52 30-09-2018

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë bërë pothuajse të gjitha njësoj, prapë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe. Është bërë e zakonshme tashmë në të gjithë botën që një stil i veçantë, të kthehet në trend nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos Instagram-it, rrjetit më të madh të shpërndarjes së fotografive.

Me mbarimin e verës dhe nisjen e vjeshtës influencuesit më të mëdhenj në rrjete sociale kanë sjellë një trend të ri të modelit të flokëve. Si fillim ondet dhe kaçurrelat e lehta tashmë janë “jashtë” mode.

Radhën e kanë tashmë ‘Flokët e qelqta’ të cilat u prezantuan në Instagram nga stiluesja e famshme e flokëve, Chris Appleton muajin e kaluar.

Nuk u desh shumë kohë që trendi i ri të merrte hov me modelet si Kim Kardashian, Kylie Jenner, Khloe Kardashian  Hailey Baldwin, Olivia Culpo, Jordan Dunn të cilat nuk nguruan të “përditësoheshin” me modelin e ri. Ideja e modelit qëndron në krijimin e flokëve të drejtë, pa peshë, të lëmuar në mënyrë të përkryer, të butë dhe të shndritshme, që i ngjan një fletë xhami.

 

collageg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039