INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kujdes për 9 vite për nënën e saj që e kishte braktisur  por nuk i tregoi se ishte e bija [VIDEO/FOTO]

U kujdes për 9 vite për nënën e saj që e kishte braktisur por nuk i tregoi se ishte e bija [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 12:00 15-07-2018

Kjo është historia e Phyllis Whitsell e cila u rrit në jetimore nën edukim e rreptë të murgeshave.

Pas 4 viteve në shtëpinë e fëmijës u birësua nga një familje e mirë që e donin shumë, por pavarësisht kësaj Phyllis nuk hoqi dorë së ëndërruari se si ishte nëna e saj e vërtet.

Phyllis-Whitsell-found-and-cared-for-mother-after-adoption.jpg

Pavarësisht çdo gjëje ajo nuk e gjykonte për veprimin e saj dhe thjesht donte ta njihte.

Në moshën 25-vjeçare kur ishte bërë dhe infermiere, vendosi që të gjente nënën e saj.

Pas 3 viteve kërkime mësoi se i ati kishte ndërruar jetë, ndërsa e ëma e cila njihej si Tippeary Mary kishte pasur një jetë të vështirë dhe ishte kthyer në një e alkoolizuar.Phyllis-Whitsell-found-and-cared-for-mother-after-adoption_1.jpg

Ajo në moshë të re ishte abuzuar nga i vëllai dhe ishte ndarë nga 5 burra. Ngushëllim kishte gjetur tek pija.

Pas shumë pijë nëpër pijetore ajo ishte kthyer në një person problematik dhe e vetmuar.

Në atë kohë që gjeti nënën Phyllis ishte dhe shtatzënë, dhe për shkak të gjendjes shëndetësore bashkëshorti i saj i kërkoi që të mos e takonte nënën, pasi një refuzim nga ana e saj mund ti rrezikonte jetën foshnjes.

Ajo pranoi, dhe pasi lindi vendosi të takonte pas 28 vitesh nënën e saj, por si një infermiere.

Vendosi ta bënte në këtë mënyrë takimin pasi nuk donte ti shkaktonte dhimbje.

Në ditën e parë të takimit Phyllis e gjeti nënën e saj në verandën e shtëpisë, dhe gjatë bisedave që bënë ajo i tregoi dhe sa vështirë e kishte pasur të linte vajzën në jetimore.

"Në atë momente doja ti thosha, ma, jam unë goca jote, por diçka më mbylli gojën", rrëfen Phyllis.

Pas këtij momenti ajo kaloi 9 vite duke u kujdesur për nënën e saj por si infermiere.

Sasia e alkoolit që kishte konsumuar nisi të jepte pasojat mbi të moshuarën e cila nisi të kishte probleme me kujtesën.

Aty Phyllis vendosi ti tregonte të vërtetën ose në të kundërt do ta humbiste përgjithmonë.

Dhe ashtu bëri, por sëmundja e kishte bërë 'dëmin' dhe e moshuara nuk e njohu.

'Më theu zemrën dhe gjithmonë mendoj se si do kishte qenë reagimi i saj nëse do ta kishte mësuar më herët', rrëfen Phyllis.

Në moshën 62 vjeçare nëna e Phyllis ndahet nga jeta dhe në funeralin e saj ishte vetëm ajo dhe dy persona të tjerë./INTV.AL/

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607