INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U la jashtë qeverisë “Rama 2”, reagon për herë të parë Elisa Spiropali

U la jashtë qeverisë “Rama 2”, reagon për herë të parë Elisa Spiropali

Publikuar më: 18:40 27-08-2017

Ishte përfolur se do jetë pjesë e një nga ministrive, por në të vërtetë nuk ndodhi. Deputetje e Partisë Socialiste Elisa Spiropali reagon për herë të parë pasi u bë publike lista e kabinetit të ri qeveritar, nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Asamblenë e PS.

Spiropali në mesazhin e saj i ka uruar suksese kabinetit të ri, duke u shprehur se në Parlament do kenë mbështetjen “e çdo vullneti dhe çdo zëri që do një Shqipëri të drejtë”.

“Votat Kuq e Zi janë vullneti i shqiptarëve për një qeverisje me ta, dhe për ta.

Suksese kabinetit të ri! Në Parlament do keni mbështetjen e çdo vullneti dhe çdo zëri që do një Shqipëri të drejtë, me shtet, punë, mirëqënie për të gjithë! FORCA”.

Article Logic
Execution time: 0.0020549297332764