Numri i personave që vendosën të largoheshin nga Top Channel ishte goxha i lartë. Njëra prej tyre ishte edhe gazetarja dhe moderatorja e njohur Jonida Shehu. Ajo u lagua vetëm pak pasi nisi sezoni i ri në Top Channel.
Largimi i moderatores u shoqërua me një zhurmë të madhe mediatike, pasi largimi i saj ishte jo dhe aq “miqësorë”. Ajo vendosi ta shkëpuste kontratën, ashtu papritur.
Të gjithë besoj se keni pyetur veten se me çfarë merret tani Jonida Shehu? Së fundmi ajo ka postuar një video në InstaStory, ku duket se ka vendosur t’i përkushtohet familjes dhe të qëndrojë më shumë se zakonisht me ta.
Në videon e postuar duket që ka zbukuruar pemën e festave të fundvitit bashkë me vajzën e saj. Bashkangjitur videos ajo shkruan “Skuadra e Krishtlindjeve”.
Për më shumë shikoni fotn e mëposhtme: