Mbrëmjen e djeshme, tre të skualifikuarit e "BBVIP", që momentalisht ndodhën në "Dhomën e Bardhë" të shtëpisë, në pritje të vendimit të publikut, kanë zhvilluar një pyetësor, sigurisht me fokusin tek loja në reality show, por jo vetëm.
Kështu, Egla, Ilnisa dhe Meritoni, kanë marrë pyetjet nga "Vëllai i Madh" dhe ndër të tjera i janë përgjigjur edhe pyetjes se për çfarë jeni penduar në këtë lojë, ku vëmendjen e ka tërhequr përgjigja e Ilnisës, e cila është shprehur se pendesa e saj më e madhe është mundësia që i ka dhënë Eglës të merrej me të:
“Jam penduar gjatë këtij rrugëtimi që jam marrë me ty. Jam penduar dhe që kam lejuar Meritonin (të merret me Eglën) pa e diskutuar bashkë siç diskutojmë gjithë kohën shumicën e gjërave.."
Një përgjigje që mund të tregojë pendesë, ndoshta jo për veprime, por për faktin se sot ndodhen të tre në këtë situatë, një këmbë jashtë shtëpisë së BBVIP.