Kur flasim për gazetaret e njohura dhe me një karrierë të gjatë në ekran, padyshim që njëra prej tyre është edhe Rudina Xhunga.
Së fundmi largimi i saj nga ekrani i Vizion Plus shkaktoi goxha pikëpyetje tek të gjithë, duke aluduar për shkakun e kësaj levizje.
Mesa duket Rudina është e angazhuar me një portal të sajin, ndërsa për pjesën e largimit nga Vizion-i gjithçka mbetet një pikëpyetje.
Gazetarja ka qenë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e djeshme dhe njëri prej fëmijëve e ka pyetur nëse e kanë larguar apo e kanë hequr nga puna, pyetje kjo të cilës gazetarja i'u përgjigj me një sentencë të menduar goxha mirë: “Pse të dukem nga ato që hiqen unë ty?”.
Kjo ishte përgjigja e Rudinës, duke na lënë të nënkuptojmë se ka qenë një vendim i saj ky largim nga ekrani i Vizion Plus.