Robert Aliaj e la në mes spektaklin “Love Story”, duke njoftuar largimin pas debateve të shumta që ka pasur kohët e fundit. I ftuar në “Natë me Aulonën” kantautori shpërtheu në akuza për ekranet shqiptare, duke i akuzuar se shesin prostitucion çdo ditë.
“Televizioni shet pa frikë prostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë.
Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës. Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin”, u shpreh Roberti.