Pasi u largua nga "Përputhen" Ana Lleshi ka marrë një vendim që do t'i ndryshojë pamjen. Ajo ka vendosur që të kryejë ndërhyrje estetike në hundë. Ndërkohë lajmi u bë me dije nga vetë ajo me anë të një videoje të publikuar në Instagram. Ajo vazhdimisht 'kritikohej' nga fansat, të cilët e pyesnin se kur do të kryente ndërhyrje dhe tashmë këtë vendim të rëndësishëm dhe privat, e ndau me ndjekësit e saj të shumtë. Theksojmë se Ana bashkë me Arjonin u përjashtuan nga programi pas publikimit të disa fotove nga shtrati.